Sot shqyrtohet vendimi për rritjen e pagës minimale në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Sot shqyrtohet vendimi për rritjen e pagës minimale në Maqedoni të Veriut

Sot në seancë të Këshillit Ekonomik të qeverisë pritet të shqyrtohet për gjithçka që është biseduar në lidhje me kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale si dhe për propozimin e ri të Konfederës së biznesit që të subvencionohet një pjesë e rritjes së pagës minimale, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, duhet të mbahet seancë e re e Këshillit Ekonomik dhe Social pas dështimit të ditës së premte kur nuk u arrit marrëveshje.

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së djeshme u prononcua se paga minimale do të rritet dhe se pret që nga dita e sotme të ketë vendim për rritjen e pagës minimale.

“Pres që nesër të kemi vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, u shpreh Kovaçevski.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota