08:30 / 09.02.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme
Në orët e hershme të mëngjesit në pjesët verilindore do të ketë reshje të dobëta të dëborës.
Pasdite përgjatë Vardarit do të fryj erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.
Kah fundi i ditës vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 13 gradë.























