12:32 / 09.02.2022
NPK “Tetova” njofton se uji në qytet është i pastër dhe i pijshëm
Ndërrmarrja Publike Komunale “Tetova”, ka njoftuar qytetarët se në bazë të analizave, të cilat janë bërë nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, rezulton se rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe i pijshëm.
"Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije dhe Ligjit për furnizim me ujë të pishëm(Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08 dhe 183/2018)", thuhet në njoftim.
Kjo ndërmarrje thekson se uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije.























