BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale për standard më të lartë jetësor
Partia shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, BDI përshëndet marrëveshjen e arritur mes LSM-së dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.
“Vlerësojmë se miratimi i kësaj mase ekonomike që do të fillojë zbatimin e saj në fillim të muajit Prill, është kundërpërgjigja adekuate për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës globale ekonomike dhe inkurajojmë vazhdimin e kësaj rruge të avancimit të standardit ekonomik përmes rritjes së mëtejshme të pagave”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ata shtojë se nga viti 2014 kur paga minimale ishte 8.800 denarë tani është dyfishuar.
“Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike mbetet plotësisht e angazhuar për implementimin e masave të zhvillimit ekonomik, për thellimin e bashkëpunimit me sindikatat e vendit në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si dhe me punëdhënësit për stimulimin e produktivitetit dhe në përkrahje të suksesit të tyre”, shprehen nga BDI.























