Qeveria e Malit të Zi në pritje të mandatarit të ri
BKT
Rajoni dhe Bota

Qeveria e Malit të Zi në pritje të mandatarit të ri

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç pritet të propozojë emrin e kryeministrit në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Përfaqësuesit e partive malazeze që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në qeverinë e re të pakicës, jozyrtarisht thonë se kjo mund të ndodhë më 10 ose 11 shkurt, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.

Gjukanoviç, i cili deri mbrëmë ishte në një vizitë dyditore në Greqi, tha për TVCG se kishte përshtypjen se ekziston një pajtueshmëri e lartë për marrëveshje mes palëve të koalicionit, gjë që sipas tij, duhet të kulminojë me formimin e qeverisë së pakicës, që votohet nga një shumicë e qartë parlamentare.

Ai tha se të enjten do ta ketë mundsinë për të dëgjuar konsultimet dhe raportimet e palëve të koalicionit.

“Pas kësaj do të ishte iniciativa e presidentit të shtetit. Sinqerisht, shpresoj që raundi i parë i konsultimeve të jetë mbajtur në mungesën time dhe shpresoj se do të ketë mirëkuptim”, theksoi Gjukanoviç.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, kreu i shtetit i propozon Kuvendit një mandatar për përbërjen e qeverisë pas një bisede me përfaqësues të partive parlamentare, përcjell AlbanianPost.

Megjithatë, në tetor 2020, një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, Gjukanoviç foli vetëm me kryeministrin në largim Zdravko Krivokapic, Abazoviç dhe kryetarin e parlamentit dhe liderin demokrat Aleksa Beçiç, si udhëheqës të tre koalicioneve fituese, pas së cilës ai dërgoi një propozim në parlament që Krivokapiçi të jetë mandatar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota