08:10 / 11.02.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoni të Veriut, gjatë ditës së sotme do të mbaj mot relativisht i ngrohtë, paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Do të fryj erë e dobët nga drejtime të ndryshme.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe kushte për mjegull të dobët në orët e paradites. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsius.























