Elita rikthehet në aksion, ja kush i drejton sfidat kryesore
BKT
Sport

Elita rikthehet në aksion, ja kush i drejton sfidat kryesore

Elita e futbollit tonë, rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 19-të, xhiro kjo që parashikohet të sjellë sfida tejet interesante, shkruan RTKLive.com.

Nesër pasdite luhen tri ndeshje, ku përballen Ballkani-Dukagjini, Drenica-Gjilani dhe Drita-Feronikeli.

Dueli Ballkani-Dukagjini, që llogaritët ndeshja kryesore e ditës së nesërme do të gjykohet nga Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj, derisa drejtësinë në sfidën Drenica-Gjilani do ta ndajë arbitri Mentor Ajeti.

Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, luhen të dielën ku takohen Malisheva-Prishtina dhe Llapi-Ulpiana.

Visar Kastrati do të jetë arbitër kryesor në Malishevë, kurse, Genc Nuzës i është besuar takimi Llapi-Ulpiana. /RTKLive/