11:45 / 11.02.2022
Kovaçevski: Me Bullgarinë jemi në proces të negociatave
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e kryetarit të Komisionit për Histori, Dragi Gjorgiev se Bullgaria nuk ishte shtet fashist.
Ai tha se është hapur një proces negociues me Bullgarinë dhe janë formuar grupe anësore dhe pune që punojnë në disa fusha si ekonomia, infrastruktura etj.
“Kemi hapur një proces negociator me Bullgarinë, janë formuar grupet e punës që punojnë në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, transportit, sot u realizua fluturimi i parë.
Sa i përket komisionit të Historisë, është mirë që historianët të flasin për historinë, ndërsa politikanët për politikën”, tha Kovaçevski para gazetarëve, raporton AlsatM.























