Bullgari-MV rinisin fluturimet direkte pas 13 vitesh
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë rinisur sot fluturimet direkte me synimin për të avancuar lidhjet mes dy vendeve ballkanike.
Fluturimi i parë i linjës ajrore bullgare “GullivAir”nga Sofja në Shkup u krye sot me praninë e ministrave të Transportit të të dy vendeve dhe përfaqësues të industrisë bullgare të turizmit, njoftoi sot media bullgare.
Pas një ndërprerje prej rreth 13 vjetësh, një fluturim direkt mes dy kryeqyteteve të të dy vendeve fqinje do të shmangte nevojën për të ndryshuar fluturimet në Vjenë.
Fluturimet e drejtpërdrejta në dispozicion në fund të vitit 2007 dhe 2009 nuk ishin ekonomikisht të qëndrueshëm për shkak të numrit të ulët të udhëtarëve.
Distanca mes Sofjes dhe Shkupit mund të përshkohet për rreth katër orë me makinë. Qeveritë e reja të të dy vendeve duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, si në fushën e tregtisë dhe infrastrukturës.
Qëllimi i Maqedonisë së Veriut është që Bullgaria t’i japë fund bllokadës së bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Bullgaria ka penguar fillimin e bisedimeve të BE-së me fqinjin e saj që nga fundi i vitit 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe kulturore me Shkupin./atsh























