08:42 / 15.02.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoni të Veriut, do të jetë me vranësira të ndryshueshme.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor, më e theksuar do të jetë përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 15 gradë, transmeton alsat.mk.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në2, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsius.























