Vulin: Me Republikën Serbe "jemi një"
BKT
Rajoni dhe Bota

Vulin: Me Republikën Serbe "jemi një"

Mininistri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se dita e shtetësisë së Serbisë nuk mund të festohet pa përfaqësuesit politik të Republika Srpskas, ngase siç tha ai, “ne jemi një”.

“Ne jemi një. Fakti se ne jemi të ndarë me kufij, të cilët as nuk i kemi kërkuar e as vizatuar, është çështje tjetër që nuk kemi nevojë ta diskutojmë sot, por ne jemi një”, ka deklaruar Vulin, raporton N1.

Ai tha se ligji i parasheh katër data që Serbia dhe Republika Srpska i shënjojnë së bashku, të cilat, sipas tij, “përcaktojnë identitetin tonë dhe na tregojnë se sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin”, përcjell AlbanianPost.

“Ne nuk mund të lejojmë të tjerët të na shkruajnë historinë, sepse kur atë na e shkruajnë të tjerët, ne na deklarojnë si popull gjenocidial, neve na kthejnë në agresorë prej viktimave”, ka deklaruar Vulin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota