Xavi po hedh themelet, Barça dëshiron mbrojtësin e Napolit
BKT
Sport

Xavi po hedh themelet, Barça dëshiron mbrojtësin e Napolit

Barcelona e Xavit është duke ndërtuar një ekip nga e para.

Pasi transferoi në janar katërshen Aubameyang, Ferran Torres, Adama Traore dhe Dani Alves, tashmë po planifikon për në merkaton e verës që të sjellë Koulibaly.

Transferimi i mbrojtësit më të mirë të Seria A nuk do të jetë aq e thjeshtë, por drejtuesit e klubit spanjoll kanë filluar të trazojnë ujërat.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Barcelona ka filluar kontaktet e para me Napolin dhe po diskutojnë mundësitë.

Thuhet se Napoli do të ishte në gjendje ta lëshon të për një shifër rreth 40-50 milion euro. Nëse nuk do të arrihet një konkluzion për Koulibaly, Barcelona do të tentonte De Ligt.