23:09 / 16.02.2022
Liverpool kryen gjysmën e punës në Milano
Liverpooli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë kundër Interin, e vlefshme për 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ka përfunduar 0-2.
Zhvillohej minuta e 75-të, kur Roberto Firmino kërceu më së larti nga një goditje nga këndi, duke shënuar për 1-0.
Mohamed Salah përfitoi nga një top i kthyer dhe vulosi fitoren (83′).























