Sot fillon skriningu nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Sot fillon skriningu nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoni të Veriut, fillon sot skriningu nëpër shkolla.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Zllate Mehmedovi, njoftoi se janë siguruar ekipet dhe punonjësit shëndetësor për të filluar testimin skrining në shkollat fillore.

Ai tha se për momentin në shkollat fillore ka disa nxënës të infektuar me Covid-19, për dallim nga shkollat e mesme, ku situata është më e qetë, transmeton alsat.mk.

Skriningu sipas Mehmedoviq do të kryhet në shkolla, pra atje në vend do të merren mostrat. Ndryshe kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, fillimisht ishte vendosur që fëmijët të dërohen në institucionet shëndetësore, por më vonë u vendos që mjekët të shkojnë në shkolla dhe të marrin mostrat e fëmijëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota