22:00 / 19.02.2022
Maqedonia e Veriut regjistron edhe 22 viktima nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen me COVID-19 në vend.
Për 24 orë janë regjistruar 838 të infektuar me koronavirus nga 4 mijë e 78 testimet e realizuara.
Brenda një dite janë regjistruar edhe 1 mijë e 140 të shëruar dhe 20 raste të vdekjes.
Në regjistrin për persona të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar edhe 2 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 03.02. deri 14.02.2022.























