234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Brenda 24 orëve të fundit, nga 1.328 testime, janë konfirmuar 234 raste të reja me Covid-19, njofton ministria e shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 persona, kurse nga sistemi “Termini im” janë regjistruar edhe 5 persona të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, që nga fillimi i pandemisë është 293.559, ndërsa numri i të shëruarve është 278.326, kurse numri i atyre që humbën jetën është 8.915

 Numri i rasteve aktive është 6.318.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota