Ngjarjet në Rusi dhe Ukrainë, Vuçiq mobilizon ushtrinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar ushtrinë, forcat speciale dhe policinë që të jenë në “gatishmëri të lartë”.
Ky hap i tij vie si rrjedhojë e zhvillimeve në Evropën Lindore, raportojnë mediat serbe.
E gjithë kjo pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shpalli njohjen e pavaësisë së dy rajoneve separatiste në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Franca e kanë dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si shkelje të marrëveshjeve të Minsk-ut.
Vendimi i Putin erdhi pas deklaratave televizive të liderëve separatistë, të cilët iu lutën presidentit rus t’i njohë ato si shtete të pavarura. Dhoma e ulët e Rusisë bëri të njëjtën kërkesë javën e kaluar.
“Udhëheqësit francezë dhe gjermanë shprehën zhgënjim pasi dëgjuan vendimin”, u tha nga Kremlini zyrtar.
Presidenti rus deklaroi se SHBA dhe NATO e kanë kthyer Ukrainën në një “teatër lufte”.























