Allegri: Nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në ndeshjen e dytë
BKT
Sport

Allegri: Nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në ndeshjen e dytë

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, foli pas barazimit 1-1 në transfertë që Juventusi regjistroi në ndeshjen e Championsit ndaj Villarealit.

Italiani e cilësoi sfidën e kthimit si një finale për bardhezinjtë, teksa në prononcimin për “Sky Sport”, ndër të tjera u shpreh:

“Gabimi në golin e pësuar ishte vendimtar, e lamë Parejon të vetëm në mes të zonës. Villareali  ishte gjithmonë në kërkim të hapësirave, ne ishim gjashtë kundër një dhe mbetëm jashtë. Për pjesën tjetër patëm një ndeshje të mirë dhe patëm disa raste. Tani është bërë si finale, nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në ndeshjen e dytë. Më mirë të kesh një Juve të shëmtuar dhe fituese, sesa të bukur dhe humbëse”, tha Allegri.

“Vlahoviç bëri një lojë të mirë dhe nuk ishte e lehtë, si ai dhe Morata bënë mirë kundër një ekipi teknik dhe me përvojë. Shpresoja të fitoja 3-0, por duhet të qetësohemi dhe të ecim hap pas hapi. Po përpiqem të gjej ekuilibrin e duhur për të arritur te rezultati. Në mes të fushës kam Zakarian që duhet të përshtatet, Arturin që ka cilësi në driblim. Le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze për sa i përket dëmtimit të Mek Kenit”, ka theksjuar Allegri pas ndeshjes.