Drecun: Erdogan e di që një vend jashtë OKB-së nuk mund të hyjë në NATO
Kryetari i të ashtuquajturit Komision “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se nuk ishte befasuar me mbështetjen e Turqisë për anëtarësimit e Kosovës në NATO.
Në një intervistë për RTS, ai thotë se “Kosova po syno krijimin e një imazhi të rremë rrezikshmërie, për të maskuar përgatitjen për aksione të reja në Veri”.
“Erdogan gjithashtu i ka mbijetuar grushtetit. Tani po synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm me Serbinë, por edhe Turqia ka aspirata në Ballkan. Ata po ndjekin rrugë tjera, edhe pse e dinë se pa qenë në OKB nuk mund të pranohet në NATO”, ka thënë ai.
Sipas tij, “nuk është realiste” të ndodh që Kosova të arrijë të anëtarësohet në OKB përmes anëtarësimit në NATO.
Ai konsideron se Kosova po krijon “imazhe të rreme” dhe po “përgatitet për aksione të reja në Veri”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ditë më parë tha se nuk i nevojitet leja e askujt që të ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në NATO dhe se në fakt “do të ndihmojë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mblodhi kryesinë e qeverisë, për të dërguar një notë proteste në Ankara ndaj deklaratave të presidentit turk.























