Suarez largohet nga Atletico Madrid, por jo nga Spanja
BKT
Sport

Suarez largohet nga Atletico Madrid, por jo nga Spanja

Klubi spanjoll, Sevilla raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Atletico Madridit, Luis Suarez.

35 vjeçari është në fund të karrierës së tij, dhe sipas mediave spanjolle, ish-ylli i Barcelonës ende nuk ka marrë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës me skuadrën e Diego Simeones, transmeton RTKLive.com.

Sevilla mësohet se është duke e monitoruar me kujdes situatën e Suarezit, të cilin synon të transferojë gjatë kësaj verë.

Agjentët e lojtarit thuhet se kanë kontaktuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Interin dhe Ajaxin, por interesim për Suarezin ka edhe nga klubet braziliane.

Besohet se Sevilla është skuadra me serioze për në garën për Suarezin, i cili mësohet se preferon qëndrimin në Spanjë, ku është pjesë e kësaj ligë nga viti 2014. /F.B/