Regjistrohen 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Regjistrohen 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.209 teste janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19.

Prej tyre 98 janë në Shkup, Kavadar 7, Prilep 6, Shtip dhe Dibër 2 dhe nga 1 në Kumanovë, Tetovë, Strumicë, Kërçovë, Strugv dhe Gjevgjeli.

Po ashtu janë shëruar edhe 543 pacientë dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.

Nga gjithsej 124 rastet e reja, 22 prej tyre janë riinfektime.

Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 299.766 raste të reja, ndërsa prej tyre 288.235 janë shëruar dhe 9.086 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 2.445 raste të reja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota