Liga e Kampioneve rikthehet me duele joshëse
BKT
Sport

Liga e Kampioneve rikthehet me duele joshëse

Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy duele joshëse.

Kryesfida e sontme luhet në ‘Anfield’, ku përballen Liverpool dhe Interi në ndeshje kthyese të 1/16 së finales, transmeton RTKLive.com.

“The Reds” në duel me ‘Nerazurët’ hyn me avantazhin prej 2-0, rezultat ky i arritur në ndeshjen e parë e luajtur në ‘San Siro’.

Skuadra e Jurgen Klopp është më afër kalimit në rrethin tjetër, megjithatë, Liga e Kampionëve jo rrallëherë di të sjellë rezultate befasuese.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër ballafaqohen Bayern Munich dhe Salzburg.

‘Bavarezët’ janë favorit të paktën në letër, madje, edhe rezultati i lojës së parë flet për gjigantin gjerman pasi ndeshja e parë është mbyllur baras 1-1.

Sonte takohen:

Bayern Munich-Salzburg

Liverpool-Inter

Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00. /F.B/