13:11 / 08.03.2022
11 të vdekur dhe 340 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit, nga 2.557 testime, 340 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Siç njofton ministria e shëndetësisë, brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona nga Covid-19, kurse 526 pacientë janë shëruar.
Në Maqedoninë e Veriut, janë 2.248 raste aktive me Covid.























