‘Çmendet’ Barcelona, 250 milionë euro për Haaland-in
BKT
Sport

‘Çmendet’ Barcelona, 250 milionë euro për Haaland-in

Erling Haaland është objektivi i madh i Barcelonës për majën e sulmit.

Ndërkohë që Real Madrid pret Kylian Mbappe në verë, klubi katalanas ka zgjedhur të investojë te goleadori i Borussia Dortmund.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka gati një buxhet prej 250 milionë eurosh në lidhje me Haaland, që përfshin çmimin e kartonit, pagat sezonale dhe komisionet.

21-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Manchester City dhe Real Madrid, por presidenti Joan Laporta është i vendosur për të transferuar lojtarin potent në “Camp Nou”.

Në Spanjë janë të bindur që Barcelona do të kryejë 4 përforcime në merkaton e verës, teksa trajneri Xavi shpreson që Haaland të jetë goditja e parë.