Shpallet kandidatura e Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpallet kandidatura e Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka shpallur sot kryetarin e Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq kandidat për president të Serbisë.

Siç u bë e ditur në seancën e KQZ-së, kandidaturës së tij i janë bashkuar 148.846 nënshkrime të vlefshme ligjore për mbështetje të qytetarëve, raporton B92.

Ai u propozua për kandidat presidencial nga koalicioni "Aleksandar Vuçiq - Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka" - Partia Progresive Serbe, Partia Socialiste e Serbisë - Ivica Daçiq dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës - Istvan Pastor.

Në seancë u zgjodh një anëtar dhe zëvendësi i tij për përbërjen e zgjeruar të KQZ-së për zhvillimin e zgjedhjeve për President të Republikës, e cila do të jetë e njëjtë si për zgjedhjet parlamentare - Ivana Janaçkoviq dhe Nikolina Kilibarda Risteski./S.K./


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota