15:49 / 10.03.2022
Atletico kërkon mbrojtësin e Tottenhamit
Mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Emerson Royal, është vënë në shënjestër të Atletico Madridit për edicionin e ardhshëm.
Skuadra spanjolle kërkon ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës, ngase është cilësuar si pika më e dobët në këtë edicion. Megjithatë, Atletico nuk është klubi i vetëm i interesuar për lojtarin, pasi për shërbimet e tij është i interesuar edhe Interi. Vlera e brazilianit flitet të jetë rreth 20 milionë euro, por Tottenhami do të kërkojë një shumë më të lartë për shitjen e tij, pasi një vit më parë pagoi 25 milionë euro për ta transferuar nga Barcelona./RTKlive/























