19:51 / 15.03.2022
5 të vdekur nga koronavirusi sot në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 2605 teste, prej të cilave 312 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus është në Shkup – 181, Prilep - 17, Manastir - 13, Kumanovë - 12, Ohër -11 etj.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 290 pacientë të shëruar dhe pesë të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19.























