08:46 / 16.03.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoni të Veriut, do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare.
Do të fryjë erë e matur nga drejtimi perëndimor, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Gjatë natës në pjesët veri-lindore do të ketë reshje shiu.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsius























