Gjobiten 161 shoferë në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjobiten 161 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, informon se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 sanksione, prej të cilave 42 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, 13 gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 6 masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 7 sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, 5 sanksione për shoferë fillestarë dhe 45 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota