Govori publikon foton që sipas tij ishte shkak i përplasjes me Ademin
BKT
Sport

Govori publikon foton që sipas tij ishte shkak i përplasjes me Ademin

Artan Govori, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar një fotografi për të cilën ka shkruar se është bërë shkak që kryetari i këtij institucioni, Agim Ademi, e ka kapur atë për fyti.

Sipas tij, në fotografi është së bashku me një punëtor të FFK-së të suspenduar më herët nga puna. 

REAGIMI:

Miq të nderuar,

Për arsye që shumë prej jush sot më keni kontaktuar përmes thirrjeve telefonike dhe mesazheve, dua ta ndaj me ju arsyen e sulmit që kisha gjatë orarit të punës.

Sulmi ndodhi ndaj meje në institucionin ku punoj dhe veproj tash e 15 vite me nder dhe përkushtim, nga personi që mbanë pozitën më

të lartë brenda FFK-së (Agim Ademi).

Arsye është kjo fotografi të cilën ma kanë bërë persona të angazhuar “të paguar” (nga Agim Ademi),fotografi të cilën Agim Ademi ma dërgon një ditë më parë (ditën e martë me datë 15.03.2022).

Personi i cili shihet në këtë foto së bashku me mua është një ish punëtor i FFK-së Bajram Zeqiri (i cili poashtu është i suspenduar nga Agim Ademi), me të cilin pata nje takim rasti në qytet.

Meqenëse personi në fjalë është njëri prej atyre personave që nuk i përshtaten Agim Ademit dhe i konsideron si kundërshtar të tij, neve punëtorëve të Federates na hakmerret për kontakte që mbajm me ta qofshin ata kolegë

apo miq tanë.

Pra,dikush nga personat të cilët i paguan Agim Ademi bënë këtë foto dhe ja dërgon Agim Ademit,pastaj ai (Agim Ademi) ma dergon mua (si një dëshmi që kinse unë po takohem me kundërshtar të tij).

Kjo dëshmon që ne jemi të privuar nga liria e lëvizjes edhe jashtë institucionit ku punojmë,ndërsa brenda institucionit jemi të nënshtruar ndaj anarkisë totale të Agim Ademit.

Falemnderit për kujdesin dhe interesimin që keni treguar ndaj meje dhe familjes time!

Me respekt

Artan Govori