Në Maqedoni të Veriut regjistrohen 324 raste të reja me Covid
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Maqedoni të Veriut regjistrohen 324 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se nga 2.290 testime, 324 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç bëhet e ditur nga MSH, në 24 orët e fundit ka vdekur një person, kurse nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy vdekje.

Janë shëruar 287 pacientë, kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 1.955.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota