08:16 / 21.03.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot paradite në Maqedoni të Veriut. do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryj erë e matur deri në të përforcuar nga drejtimi veri-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 5 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare.
Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior dhe veri-lindor. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsius.























