10:18 / 21.03.2022
Prej sot në Bullgari hiqet “certifikata e gjelbër”
Nga 21 marsi hiqet kushti për “certifikatë të gjelbër” për të gjitha aktivitete dhe ngjarjet në Bullgari, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja
Nga data e njëjtë, mësimi në universitete do të zbatohet me prani fizike sipas orarit, sepse nuk janë të lejuara stërvitje simuluese praktike ose seminare të më shumë se 50 për qind të grupeve, ndërsa nuk do të lejohet përzierja e grupeve. Ligjëratat do të mbahen me kapacitet prej 50 për qind të sallave.























