Greqia me “gishtin mbi buton”, shënjestron 100 agjentë rusë
Ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim, po ashtu edhe presioni ndërkombëtar mbi regjimin e Putinit, me një breshëri sanksionesh dhe kufizimesh po shkaktojnë një ngërç ekonomik në Moskë.
Vendet e Perëndimit janë gati të shtrëngojnë sërish lakun në çdo moment, mes tyre edhe Greqia, e cila pret me “gishtin mbi buton” vendimet e Bashkimit Europian për të vendosur çdo masë që gjykohet e nevojshme në përgjigje të mizorive të ushtrisë ruse në Ukrainë, përcjell abcnews.al.
Nga ngrirja e aseteve, aktivitetet ekonomike dhe planet e investimeve, veçanërisht ato që lidhen me infrastrukturën kyçe të vendit, masat e mundshme kanë të bëjnë me gjithsej 30 oligarkë për të kontrolluar dhe kufizuar aktivitetet e rreth 100 personave që lidhen me shërbimet sekrete dhe lobet e rusëve.























