Pse ka ngecur formimi i qeverisë së re në Mal të Zi?
Negociatat kanë ngecur, sepse partia e Gjukanoviq kushtëzon mbështetjen për Abazoviq, shkruan Vijesti.
Edhe pse u sugjerua që kryeministri i mandatuar Dritan Abazoviq (GP URA) të prezantojë të hënën programin dhe përbërjen e qeverisë së pakicës, marrëveshja përfundimtare për formimin e saj është shtyrë prapë. Kjo, pasi që Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) kërkon të paktën një ish-partner të koalicioni ndërmjet Social Demokratëve (SD) ose Partisë Social Demokratike (SDP).
Negociatat kanë ngecur, sepse DPS pret të paktën një nga dy partitë në qeverinë e re, e cila kundërshtohet nga Partia Popullore Socialiste (SNP), e cila kushtëzon hyrjen e saj në pushtetin ekzekutiv duke mbajtur jashtë DPS, SD dhe SDP, shkruan Vijesti, përcjell RTKlive.
DPS vendosi fundjavën e kaluar që të anulojë mbështetjen parlamentare për qeverinë e pakicës, nëse ish-partnerët e saj nuk i bashkohen.
Partia e Milo Gjukanoviqit, e cila paraprakisht kishte paralajmëruar se do të mbështeste kabinetin e pakicave pa marrë pjesë në të, për Vijesti as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi këtë paralajmërim.
Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së GP URA, ku një një nga konkluzionet e saj ishte se lidershipi i lëvizjes po përpiqet të bindë kreun e PKSH-së, Vladimir Jokoviq që të pajtohet që të paktën të hyjë SDP në qeveri, sipas burimeve të gazetës malazeze.
Këtij përfundimi i ka paraprirë një bisedë mes zyrtarëve të lartë të GP URA dhe SDP.
Vijesti më herët ka shkruar se DPS përmes marrëveshjes së ofruar partive minoritare nga SDP dhe ku përmendet dënimi i gjenocidit në Srebrenicë, po përpiqet ta përjashtojë PKSH-në nga qeveria e ardhshme dhe ta zëvendësojë atë me aleatët e saj.
GP URA beson se është e sigurtë se qeveria nuk do të formohet para zgjedhjeve lokale në Berane dhe Ulqin, të cilat janë caktuar për 27 mars.
Burimi i gazetës thotë se në atë lëvizje presin që kapacitetet e tyre negociuese të rriten pasi DPS të arrijë një rezultat të keq në nivel lokal.
Nëse kjo nuk ndodh, shton burimi, alternativa është formimi i një qeverie teknike, e cila do të kishte për detyrë përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë. Një bashkëbisedues i afërt me DPS-në përmendi muajin shtator.
Mundësinë që qeveria të mos formohet deri në zgjedhjet lokale, lë të kuptojë dje kryeministri i mandatuar Abazoviq, duke pretenduar se partitë nuk kanë hezituar për kabinetin e ri, por se është bërë një kalkulim para votimit në Berane dhe Ulqin.
"Nëse ka pasur ndonjë hezitim, mendime të ndryshme, nuk e konsideroj jodemokratike dhe do të doja që ata të informonin publikun për këtë," u tha Abazoviq gazetarëve përpara seancës së Presidencës.
Pas kësaj, GP i URA-s bëri të ditur se kanë bërë gjithçka për të formuar një qeveri të re dhe se kjo duhet bërë sa më parë, “sepse Mali i Zi po humb çdo ditë pa të”.
“Ka një rritje enorme të çmimeve të produkteve dhe energjisë në tregjet botërore, për shkak të luftës në Ukrainë dhe Mali i Zi ende nuk ka një mekanizëm për t'ua lehtësuar gjërat qytetarëve për shkak të situatës politike. Sezoni turistik është në prag, i cili është burimi kryesor i të ardhurave për PBB-në totale të Malit të Zi, dhe ne nuk kemi një qeveri që do t'i organizonte efektivisht të gjitha këto. Politika e jashtme e Malit të Zi, e cila është më e avancuara në procesin e negociatave me BE-në nga të gjithë kandidatët për anëtarësim, nuk është në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, gjë që padyshim i kushton Malit të Zi në procesin integrues...”, thuhet në deklaratë.
Duke komentuar deklaratën e deputetit të DPS-së, Millosh Nikoliq, se me votën e qeverisë së pakicës, çdo vendim do të varet ekskluzivisht nga DPS dhe se kjo nënkupton rikthimin e asaj partie në pushtet, Abazoviq tha se “nuk ka asnjë problem me këtë”.
I pyetur se kur do të propozojë përbërjen e qeverisë së re, Abazoviq është përgjigjur se duhet pritur deklaratat e të gjitha palëve.
Ai shtoi se nëse do të varej ekskluzivisht nga ai, propozimi i qeverisë minoritare do të shkonte menjëherë në Kuvend, por se nuk dëshiron të merret me ultimatume dhe as të bëjë presion shtesë para zgjedhjeve lokale.
Abazoviq njoftoi gjithashtu se do të mbështetet nga një strukturë e jashtme e parlamentit, duke mos dashur të japë detaje.
“Unë mendoj se nesër ose pasnesër do të kemi një situatë ku mund ta shihni këtë. Dëshira ime është që të zgjerohet numri i nënshkruesve të memorandumit të bashkëpunimit”, tha Abazoviq./S.Kelmendi























