Rritet mbështetja për anëtarësimin e Finlandës në NATO
Mbështetja për anëtarësimin e Finlandës në NATO është rritur me 34 për qind që nga vjeshta e kaluar dhe tani është 60 për qind, bëhet e ditur nga një sondazh të kryer nga asocicioni Eva.
Më se 60 për qind e finlandezëve mbështesin anëtarësimin e Finlandës në NATO, ndërkaq 19 për qind janë kundër anëtarësimit, ndërkohë që 21 për qind nuk mbajnë qëndrim.
Sondazhi i mëparshëm i qëndrimeve është kryer në vjeshtë dhe rritja që nga ajo kohë është e madhe, deri në 34 për qind. Pastaj 26 për qind donin të shihnin një anëtarësim dhe 40 për qind ishin kundër, njftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKLive.
Sondazhi Eva është një asociacion që ka matur qëndrimet e finlandezëve ndaj NATO-s për kohën më të gjatë. Sondazhi më i fundit u krye në fillim të marsit dhe pushtimi rus i Ukrainës pasqyrohet qartë ndikimi në rezultat. Kurrë më parë ndryshimi nuk ka qenë kaq i madh.
Sondazhit iu përgjigjën pak më shumë se 2000 njerëz.
Një e dhjeta tani beson se nuk ka kërcënime reale ushtarake kundër Finlandës, ndërsa tre të katërtat besojnë se ka kërcënime. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, gjysma mendonin se imazhet kërcënuese ishin më tepër hipotetike./M.Miftari























