Lundqvist: Finlanda dhe Suedia duhet të aplikojnë për anëtarësim në NATO
Eksperti ushtarak suedez, Stefan Lundqvist, deklaroi se Finlanda dhe Suedia duhet të aplikojnë për anëtarësim në NATO, ndërsa forcat ruse janë të angazhuara në Ukrainë.
Finlanda dhe Suedia duhet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme. Arsyeja për urgjencën është se Rusia, aktualisht, është plotësisht e përkushtuar në Ukrainë dhe nuk ka njësi të lira që mund të prishin Finlandën dhe Suedinë, ndërsa procesi i aplikimit është në progres, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.
“Po flasim për një dritare që është e hapur për disa javë”, thotë komandanti Stefan Lundqvist, në Kolegjin Suedez të Mbrojtjes Kombëtare, në Stokholm.
"Tani është koha e duhur që Finlanda dhe Suedia të ndërhyjnë dhe të aplikojnë për anëtarësim në aleancën e mbrojtjes së NATO-s. Arsyeja është se Rusia, për momentin, është e zënë me luftën në Ukrainë", theksoi, ndër të tjera, eksperti ushtarak suedez, Stefan Lundqvist./M.M./























