NATO vendos katër grupe luftarake të reja në lindje
Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të ndalojë luftën, kërkon shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara samitit të kësaj jave në Bruksel.
Katër grupe të reja luftarake të NATO-s po krijohen tani në Evropën Lindore.
"Katër grupet luftarake që NATO kishte më parë do të zgjerohen me katër të tjera", thotë Jens Stoltenberg në konferencën e tij për shtyp para samitit të NATO-s.
“Udhëheqësit do të bien dakord për të forcuar pozicionin e NATO-s në të gjitha fushat: në tokë, në ajër dhe në det”, thotë Sekretari i Përgjithshëm, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.
“Në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki, tani do të ngrihen grupe luftarake, përveç grupeve tashmë të vendosura në Poloni dhe vendet baltike”, theksoi ai.
“Lufta e presidentit Putin në Ukrainë shkakton vdekje dhe shkatërrim çdo ditë. Putini duhet ta ndalojë këtë luftë”, shton Stoltenberg.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, udhëheqësit e NATO-s në Bruksel do të diskutojnë, gjithashtu, rolin e Kinës në krizë. "Përveç kësaj, një mysafir special, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj, do të lidhet me takimin - përmes një lidhjeje nga Kievi, të cilin e mirëpresim përzemërsisht"./M.M.























