Traore falënderon kosovarët për mikpritjen
Kapiteni i Burkina Fasos Bertrand Traore u shpreh mirënjohës për mikpritjen që e ka pasur nga njerëzit në Kosovës dhe derisa ka folur për lojtarët dardanë, ai ka përmendur disa prej tyre, më saktësisht Milot Rashicën dhe Valon Berishën për të cilët ka thënë se ka informacione dhe që i vlerëson shumë për kualitetet që ata i posedojnë.
Këto komente Traore i bëri gjatë një konference për shtyp të mbajtur të mërkurën para ballafaqimit miqësor më Kombëtaren e Kosovës në “Fadil Vokrri”.
“Para se gjithash ne jemi shumë të kënaqur me pritjen këtu dhe me mënyrën se si po ia kalojmë. Është hera e dytë për ne, hera e parë ishte në Paris dhe në atë lojë ne kemi humbur 2-0 dhe Kosova e kishte dominuar lojën dhe e dimë që është një ekip të cilin nuk duhet ta marrim ashtu lehtas, duhet të bëjë shumë kujdes. Sa i përket lojtarëve padyshim se ne i njohim lojtarët, do t’i përmend disa nga ta. Është Valon Berisha, pastaj Milot Rashica i cili luan në Norëich City...mbi të gjitha, siç e tha trajneri kjo është një kjo është një zbulim dhe ne jemi të përgatitur maksimalisht”, deklaroi Traore.
Ndryshe nga Traore, trajneri i Burkina Fasos në këtë konferencë për media ka deklaruar se këtë ndeshje nuk do ta trajtojë si një sfidë miqësire, por do të kërkojë nga lojtarët që të japin maksimumin për të fituar.























