09:24 / 24.03.2022
Deklarata e QUINT-it, Vuçiq: E rëndësishme, por e vështirë të kuptohej
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar deklaratën e përbashkët ndaj Kosovës të shteteve të QUINT-it në lidhje me moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Presidenti serb këtë deklaratë e cilësoi si "të rëndësishme, por e vështirë për ta kuptuar”.
“Amerikanët ishin fer në këtë çështje. Po të mos ishte për ta, nuk e di a do të kishte pasur një deklaratë të tillë, edhe pse kjo gjë mund të tingëllojë e çuditshme”, ka thënë Vuçiq në një intervistë televizive.
Ai tha se Beogradi ishte në gjendje të bënte kompromise të mëdha për të arritur një zgjidhje, përveç asaj që iu kërkua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që rrjedhimisht nënkuptonte njohjen e Kosovës./S.K.























