Trajkoviq: Nuk duhet ta pranojmë këtë lëvizje agresive të Kurtit
BKT
Rajoni dhe Bota

Trajkoviq: Nuk duhet ta pranojmë këtë lëvizje agresive të Kurtit

Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Kosova, ka reaguar për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës e ka cilësuar si “një tjetër lëvizje agresive, destabilizuese dhe antievropiane e qeverisë së Albin Kurtit, e cila synon dëbimin administrativ të qytetarëve serbë nga Kosova”.

“Kurti dëshiron të krijojë një precedent, sipas të cilit serbët do të pranojnë praktikën që të shkojnë në zgjedhjet serbe në komunat e vendosura në zonën kufitare rreth Kosovës, gjegjësisht të dëbojnë të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutën e Kosovës jashtë territorit të Kosovës, tha Trajkoviq për agjencinë JUGPress, përcjell N1.

Serbët nuk duhet të lejojnë të krijohet ky precedent, mendon ajo, sepse do të kishte pasoja të mëdha për statusin e komunitetit serb në Kosovë.

Propozimi i Aleksandër Vuçiqit për të votuar në zonën kufitare dhe për të sjellë votues nga Kosova me autobusë të organizuar nuk duhet të pranohet as nga serbët e Kosovës dhe as nga opozita serbe, sepse ne e dimë mirë se përkrahësit e kujt do të uleshin në ata autobusë.

“Zgjedhje të tilla nuk do të ishin as demokratike dhe as legjitime”, theksoi Trajkoviq.

Trajkoviq thekson se serbët e Kosovës në këtë moment duhet të largohen nga Qeveria e Kosovës, por jo edhe institucionet lokale si vetëqeverisja lokale, gjyqësori dhe policia.

I pyetur se si ka mundësi që Kurti t'i refuzojë vendet e Quint-it dhe sa të sinqertë kanë qenë ata në kërkesën që serbët të votojnë në Kosovë më 3 prill, Trajkoviq është e bindur se ata kanë qenë të sinqertë.

Fatkeqësisht, kam përshtypjen se Kurti dhe Vuçiq fillimisht u përpoqën të merren vesh për zgjedhjet drejtpërdrejt, pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por nuk ia dolën. Ata hynë në ato negociata aq thellë sa Vuçiq e uli nivelin e qëndrimit serb në opsionin që zyrtarët ndërlidhës dhe jo OSBE të jenë ata që do të jenë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, përfundoi Trajkoviq./S.K.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota