09:17 / 25.03.2022
Rebelët në Tigray bien dakord për një armëpushim
TPLF, përmes një deklarate se vendimi zbatohet menjëherë dhe se u bën thirrje autoriteteve etiopiane të sjellin ndihmë urgjente në rajon, ku uria kërcënon qindra mijëra njerëz.
Qeveria etiopiane të enjten shpalli një "armëpushim humanitar në kohë të pacaktuar". Lëvizja e kryeministrit Abiy Ahmed ka të bëjë me konfliktin në rajonin Tigray, e cila është përhapur e në gjithë vendin, njofton AFP, transmeton RTKLive.
Qeveria e Addis Abeba-s e shpjegon vendimin duke thënë se ndihma emergjente duhet të jetë në gjendje të arrijë tek të pambrojturit, pasi uria dhe mungesa e mallrave të nevojshme janë urgjente./M.M.























