Qeveria daneze planifikon të pranojë mbi 100.000 refugjatë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit të Danimarkës, Mattias Tesfaye, tha të premten se qeveria e vendit të tij po përgatitet që të jetë në gjendje të pranojë më shumë se 100.000 refugjatë nga Ukraina.
"Kjo situatë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër që kemi kaluar, tha Tesfaye për mediet lokale, transmeton RTKLive.
"Ata që mbërrijnë duhet të shpërndahen në komunat e Danimarkës. Fillimisht, pas fillimit të luftës, qeveria daneze deklaroi se rreth 20 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, do të aplikonin për leje qëndrimi. Por kjo shifër tashmë është tejkaluar", shtoi ai.
Më 4 mars, Folketing (Parlamenti) vendosi për një ligj të posaçëm ku refugjatët ukrainas nuk duhet të trajtohen në bazë të rregullave të azilit normalisht të zbatueshme, në mënyrë që të rriturit të mund të kërkojnë menjëherë punë dhe fëmijët të shkojnë në shkollë. Leja është e vlefshme për dy vjet, theksoi ministri i Jashtëm danez, Tesfaye.
Deri më tani rreth 3.6 milionë mendohet se janë larguar nga lufta në Ukrainë, nga të cilët gati dy milionë në Poloni./M.M./























