Johnson bisedon me presidentin e Kinës
BKT
Rajoni dhe Bota

Johnson bisedon me presidentin e Kinës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping për pushtimin e Ukrainës, shkruan BBC.

Telefonata mes tyre zgjati rreth 50 minuta, sipas një zëdhënësi të  kryeministrit. Johnson tha se duhet të rritet presioni ndaj Presidentit Vladimir Putin për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Biseda midis liderve vjen një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë prej dy orësh me Xi. Gjatë asaj telefonate, Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje ekonomike për Rusinë”, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota