ShBA e NATO me plane emergjente për sulme të mundshme nga Rusia
BKT
Rajoni dhe Bota

ShBA e NATO me plane emergjente për sulme të mundshme nga Rusia

ShBA dhe NATO po bëjnë plane emergjente për sulme të mundshme të Rusisë në territorin e Aleancës, ka njoftuar Këshilltari për Siguri i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ndryshe, sulmet ruse janë afruar afër kufijve të NATO-s që nga fillimi i agresionit rus në  Ukrainë.

Më 13 mars, Rusia mori paralajmërime nga NATO, pasi sulmoi një bazë ushtarake afër kufirit të Aleancës Veri-Atlantike, duke vrarë të paktën 35 persona dhe duke plagosur 134 të tjerë.

Sulmi ndodhi në Yavoriv në Ukrainë, 15 kilometra nga kufiri me Poloninë që është shtet anëtar i NATO-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota