20:49 / 27.03.2022
Abazoviq paralajmëron: Qeveria e re e Malit të Zi brenda dy javësh
Mandatari për themelimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, paralajmëron se brenda dy javësh pritet të formohet qeveria e re e Malit të Zi.
Abazoviq këtë deklaratë e bëri në Ulqin, ku sot janë zhvilluar votimet për zgjedhje të këshilltarëve komunalë.
“Mendoj se çdo gjë do të përfundojë brenda 15 ditësh”, deklaroi Abazoviq për RTK-në/M.M.























