Gjimshiti: Ndryshe nga Spanja, ndaj Gjeorgjisë më ofanzivë
Në një konferencë për media, mbrojtësi Berat Gjimshiti dhe trajneri Edi Reja e vlerësuan si pozitive paraqitjen ndaj Spanjës, por kërkuan vëmendje për sfidën kundër Gjeorgjisë, skuadër të cilën e kanë konsideruar si mjaftë të rrezikshme.
Gjimshiti ka thënë se pret që ndaj Gjeorgjisë skuadra të luajë lojë më shumë ofanzive në krahasim më atë kundër Spanjës.
“Sigurisht që po, besoj që edhe me këtë ndeshje që kemi bërë kundër Spanjës besoj që tifozët e kanë parë që lojtarët kanë dhënë gjithçka në fushë dhe besoj të jetë një ndeshje ndryshe sepse kualiteti teknik nuk besoj që është aq i lartë sa i Spanjës por prapë është një kombëtare që vrapon shumë dhe mbrohet shumë mirë por besoj që loja do të jetë ndryshe sepse besoj që edhe ne do të kemi më shumë raste për të luajtur më shumë në ofanzivë”, tha Gjimshiti.
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 18:00.























