Spanjë, inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1985-a
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanjë, inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1985-a

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Spanjë u përshpejtua më tej në mars, në nivelin e tij më të lartë që nga maji i 1985-s, treguan sot të dhënat nga zyra e statistikave INE.

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit më shumë se sa pritej, në 9,8% në mars nga 7,6% në shkurt.

Norma ishte parashikuar të ngjitej në 8,0%.

Rritja vjetore e çmimeve është nxitur nga rritjet e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve, naftës, ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.

Inflacioni bazë u avancua në 3,4%, më i larti që nga shtatori 2008, nga 3,0% në shkurt.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 3,0%, pas rritjes prej 0,8% në muajin shkurt.

Norma ishte gjithashtu mbi parashikimin e ekonomistëve prej 1,3%.

Inflacioni i harmonizuar me BE-në gjithashtu u rrit në 9,8%, nga 7,6% një muaj më parë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota