Sistemi shëndetësor i Shangait në prag të kolapsit
BKT
Rajoni dhe Bota

Sistemi shëndetësor i Shangait në prag të kolapsit

Sistemi mjekësor i Shangait është në prag të kolapsit, mes një shpërthimi të koronavirusit, raportoi gazeta kineze ”Global Times” duke cituar një zyrtar anonim të shëndetësisë.

”Numri i të sëmurëve do të vazhdojë të rritet në ditët në vijim dhe më pas do të bjerë pasi të gjitha rastet të grumbullohen dhe të vendosen masa të rrepta shëndetësore”, tha eksperti.

”Do të jetë një detyrë shumë e vështirë për Shangain që të ulë numrin e rasteve dhe të testojë të gjithë qytetin deri të hënën”, tha zyrtari.

Që nga e hëna, miliona njerëz në jug dhe lindje të qytetit kanë qenë nën izolim.

Masat do të hiqen herët të premten, kur do të vendoset një bllokim për katër ditë në pjesën më të vjetër të qytetit, në perëndim të lumit Hangpu.

E gjithë popullata do të testohet dy herë.

Shangai përbënte rreth 20% të 1 800 rasteve të plota të Covid-19 të vendit dhe rreth 80% të 6 600 rasteve pa simptoma të zbuluara të mërkurën.

Kina aktualisht po vuan shpërthimin e saj më të keq të koronavirusit në dy vjet falë ardhjes së variantit Omicron.

Shifrat janë të ulëta në krahasim me shumë vende të tjera, por Kina po përpiqet të mbyllë të gjitha rastet nën politikën e saj ”zero Covid-19”.

Kreu i partisë në Shangai, Li Qiang tha se autoritetet duhet të zgjerojnë kapacitetet e testimit dhe të vazhdojnë përpara me ndërtimin e objekteve të izolimit.

Një strukturë karantine me 15 000 shtretër do të hapet së shpejti për njerëzit e sëmurë me simptoma të lehta ose raste asimptomatike në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave ”Pudong”, në lindje të Shangait.

Qyteti me 26 milionë banorë ka numëruar rreth 20 000 raste këtë muaj.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota