Mbyllet Shanghai, shkak përhapja e koronavirusit
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbyllet Shanghai, shkak përhapja e koronavirusit

Shanghai po mbyllet për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Pothuajse të gjithë (26 milionë) banorët e qytetit tani janë të kufizuar për të lëvizur.

Mbyllja në pjesën lindore të qytetit milionësh, e cila hyri në fuqi të hënën dhe do të hapej të premten, tani është zgjatur në të njëjtën kohë kur pjesa perëndimore e qytetit po hyn në një bllokim të ri, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.

Ata që kanë rezultuar pozitivë po dërgohen në qendra izolimi të përkohshëm në salla sportive dhe salla ekspozite.

“Strategjia zero” e Kinës kundër virusit ka rezultuar në mbylljen e disa qyteteve të mëdha, duke prekur miliona njerëz, që nuk u lejuan të dilnin jashtë, duke i detyruar të  mbyllen edhe bizneset./M.M


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota